Tronditet Lezha, vritet me armë efektivi i policisë (EMRI)

2 Minuta Lexim

Një krim i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në zonën Ishull të Lezhës, ku është vrarë me armë zjarri një punonjës i policisë së shtetit.

Burime bëjnë me dije se si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit është vrarë oficeri i krimeve Saimir Hoxha. Ky i fundit ka qenë në krye të detyrës në momentin që është qëlluar me armë zjarri dhe është gjetur i pajetë në kanal.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën ku ka ndodhur vrasja, ndërsa burime jozyrtare bëjnë me dije se mbi të kanë qëlluar kultivues të bimëvë narkotike.

Hoxha, 44 vjeç ka qenë pjesë e një grupi kontrolli të policisë, për parcela të dyshuara me lëndë narkotike, në momentin që është qëlluar me armë zjarri.

Derimë tani policia nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me këtë ngjarje tronditëse, që vë në alarm rendin dhe sigurinë në vend, ku trafikantët e drogës, tashmë kanë qëlluar mbi vetë punonjësit e rendit.

Kjo është një nga ngjarjet më të rënda që ka ndodhur në këto vitet e fundit, ku trafikantët qëllojnë me armë në mes të ditës në një zonë mjaft të populluar.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:30 ,në Ishull Lezhë ,në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Si pasojë është plagosur me armë zjarri oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. H., 44 vjeç, i cili për pasojë të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin Rajonal Lezhë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit  për të bërë të mundur  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull