Uragani ‘Ida’, Joe Biden merr vendimin urgjent dhe shpall gjendjen e katastrofës

1 Minuta Lexim

Në zonat më të godituar nga uragani “Ida” në Nju Jork dhe Nju Xhersi, presidentii Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka marrë vendimin dhe ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Në këtë mënyrë Presidenti ka mundësuar dhënien e ndihmës financiare nga qeveria federale.

Ndihma do të shkojë për individët dhe bizneset në 11 rajone në Nju Jork dhe Nju Xhersi, ku shirat dhe përmbytjet shkaktuan dhjetëra viktima dhe dëme të pallogaritshme materiale.

Pas këtij vendimi që iu vjen në ndihmë personave të prekur, presidenti Biden ka vendosur të vizitojë personalisht zonat e përmbytura.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull