Pas 6 orëve aksion në ajër dhe tokë, është bërë e mundur kapja e autorit të vrasjes së oficerit të Krimeve në Lezhë, Saimir Hoxha.
Helikopterë në ajër dhe efektivë në tokë bënë të mundur neutralizmin e vrasësit.
21-vjeçari ishte fshehur në zonën e kënetës në Lezhë, ndërsa policët i kanë bërë thirrje që të dorëzohej.
Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes së policisë për t’u dorëzuar, por është vetëplagosur me armën e tij. Aktualisht po transportohet nga forcat e policisë për në spital, në gjendje kritike për jetën.