Nga Bujar XHAFERRI –
Vipat jane thjesht grupi sundues i vendosur mbi shoqerine e lodhur si mase e madhe trupash amorfe apo lende e paperpunuar njerezore me siperfaqe te shnditshme , te merzitshme dhe kercenuese.
Shembulli prototipal i vipave eshte figura qesharake e “njeriut te ri“, sic e ka pagezuar dikur folku i diktatorit Hoxha , por sindromi i rrezikshem i transferences qe ka kaplluar prej kohesh psiken e lidereve postkomuniste e ka shndrruar turmen e njeriut te ri ne grupe vipash me te merzitshem, me peshe me te rende fizike dhe me shtypese ne kurriz te shoqerise , apo elektoratit, sic thuhet ne menyre fyese prej lidereve postkomuniste.
Vipat e dikurshem prototipal, te statusit qesharak “njeriu i ri” kishin thjesht avantazhe profesionale morale , fleta lavderimi , distinktive ; tribuna “ nderi”, dhe rralle , ne menyre ilegale perftonin ushqime te “seres” se tyre , pula fshati, qingja te perfituar nga therjet e sforcuara, mbeturina kasapanash ne perifreri , zorre kukurecesh apo plenca lopesh te fshehura ne trasta abuzusish te “prones socialiste”…
Ata jane “aristokratet” paraprires ( aristokratet e plencave te zjere dhe te kukureceve ilegale) , jane paraardhesit e vipave te sotem…Ata ushtroheshin per te pasur trupa te forte ne oborret e instucioneve, te komiteteve , kurse vipat e transformuar ushtrohen ne palestra luksoze, ne sallone grimieresh e parukeri mondane.
Vipat jane produkt i ç’rregullimit psikik (i transferences), jane kijesa te experimentimit te lashte te shprehur prej formules se vjeter te alkimisteve “ solve et coagula” , ose sic thuhet ne skrapalishten antike “shpernda dhe mpiks”, “cthur dhe thur”, “ zhbej dhe bej”….
Gjate procesit tragjik te transmutit ne vip kurkush prej tyre nuk permbush kersherine e Zarathustres, ( liderit me te lashte te politikes dhe te besimit,), per ta shndruar trupin ne shpirt, apo muskulin ne arsye: ata shndrohen thjeshte nga trupa te lengshem ne lende te ngurta, nga moluske,- ne sfungjere, nga material rreshqites kompesate ,-ne leter thithese , nga nga gjinor ne misogjine, nga hetero te konsumuar , – ne homo te lumtur…
Elokuenca e tyre shpeshhere ndjen veshtiresi per te shqiptuar fjale me kater morfema, por instiktet e tyre jane te karakteri aspirator jo per ta aspiruar ajrin e rende rrotull tyre, por per thithje te kartmonedhave me vlera te medha e te ngjyrave te ndryshme…
Vipat , jane shteti brenda shtetit, shteti fantom , brenda shtetit te deklaruar, shtetit te quajtur ndryshe ( deep state), qe qendron ne thellesi, ne erresire, i ndertuar sipas prognozes orwelliane “injoranca eshte force” si triumf mizor mbi popullin e drojtur….
Perfytyro pershembull nje vip me emrin Beso , te shnderruar nga kengetar dasmash fshati, ne pronar kazinosh e restorantesh te shtrenjte, ose nje komik te seancave te merzitshme humoristike te emisioneve te quajtura “Portokalli” te shnderruar ne konsull apo ambasador , apo nje pilivricke mendjelehte te kthyer ne Ministre Shendetesie apo Arsimi , per shkak te “rekomandimeve” qe i ka dhene Kryeministrit , nje medioker shtypi me emrin, Baton, apo bitum , apo bastun..
Levizjet e vipave nuk jane tokesore e as lineare: te ndertrupezuar ne vektore vertikale apo pingule, ato jane si imazhe shumgjyreshe e kombinacione dritash ne bodrume orgjish, ne sallone grimieresh , parukieresh e berberesh te paguar shtrenjte e te levduar per mjeshterine e rralle me te cilen trimojne, spitullojne e stolisin mustaqet dhe mjekrrat e vipave…