Zhvillime të reja në selinë e Partisë Demokratike të Fierit. Agron Kapllanaj komandohet kryetar i Partisë deri në ristrukturimin e degës. Prej shumë kohësh selia lokale ishte pa kryetar, prej kohës kur Z.Luan Baçi dha dorëheqje për të kandiduar si deputet në zgjedhjet e Prillit.
Kapllanaj është një profil i qëndrueshëm prej vitesh që nga themelimi i PD-së dhe me mjaft reputacion në të tre qytetet me njësitë përbërse të Mallakastrës Fierit dhe Lushnjes. Agron Kapllanaj dhe pse i shtati në listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e fundit legjislative ai shënoi rezultat rekord duke marrë besimin e mbi 9500 votuesëve. Për shkak të herësit Kapllanaj nuk siguroi mandatin e deputetit.
Nga sot e në vijim demokratët dhe selia e PD-së Fier do të ketë kryetar z.Agron Kapllanaj. Ai me eksperiencën e tij të gjatë politike dhe me reputacionin që ka në radhët e demokratëve në të gjithë. Qarkun e Fierit do ta ngrejë këtë formacion politik në nivele të reja.