Në ARMO janë vjedhur miliarda lekë taksa, akciza, taksa kombëtare dhe vendore si detyrime te pa paguara kur kompania fuksionte vetem me hajdutet edhe qeveritare… Në gropen e zezë të vjedhjeve të ARMO gjenden politikanë biznesmenë të të gjitha ngjyrimeve politike qe i ka bashkuar babezia per pasurim edhe ne menyre kriminale. Kush po e pengon SPAK-un të niste si hetim të parë gropën e zezë të vjedhjeve politiko-oligarkike në ARMO?!
Nga Arben MALAJ * –
“Armo Papers”, mund të pastrojë gropën e zezë dhe të thellë të korrupsionit politiko – oligarkik në Shqipëri: më shpejt, më thellë dhe me një efekt më të madh të drejtpërdrejtë sesa “Pandora Papers”.
Dështimi për të hapur kutinë e zeze të “Armo Papers” është kercenues per demkracine dhe shtetin ligjore. Eshte po ashtu nje dëshmi e qartë e kapjes së shtetit në nivelet më të larta të politikës, por edhe te Prokurorise dhe gjyqesorit, perfshi edhe strukturat e reja kunder korrupsionit politiko – oligarkik.
Kjo sepse :
1. Pagat dhe sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve janë vjedhur dhe qeveria nuk ka marrë asnjë përgjegjësi, duke mos marrë paratë e investitoreve private hajdutëve por duke i marrë nga taksapaguesit dhe duke u dhënë punonjesve te ARMO një paketë të përkohshme ndihme si strategji per te mos denuar hajdutet me kostum qeveritar.
2. Në ARMO janë vjedhur miliarda lekë taksa, akciza, taksa kombëtare dhe vendore si detyrime te pa paguara kur kompania fuksionte vetem me hajdutet edhe qeveritare;
3. Për ARMO, miliarda lekë janë siguruar nga humbjet e kredive te dhena ndoshta nen presione korruptive. Kredi te pa kthyera të cilat kanë zvogëluar fitimet që huadhenesit duhet ti paguanin buxhetit.
4. Me ARMO u krijua si pjese e vjedhjeve masive një skeme të qartë falimentimi për prodhuesit dhe importuesit kontrabandistë.
Foto ilustruese e grykësisë për para.
5. Pagat, sigurimet shoqerore dhe shendetesore edhe pjesa e paguar nga vete punonjesit nuk u derdh ne buxhet, duke rrezikuar që shume prej tyre te humbasin pesnionin. Naftetareve iu vodhën edhe vota.
6. Ata janë mashtruar disa herë ballë për ballë nga kryeministrat dhe ministrat përkatës vetem për tu vjedhur votat, duke u garantuar atyre se çdo herë investitori. dpmethenë hajduti i ardhshëm do të jetë më serioz, madje i zgjedhur nga Presidenti i Ajzerbashanit, me të cilin Rama deklaroi në mitingun elektoral se Presidenti Ajzerbazhanit qe del qeveritari me hajdut ne “Pandora Papers” do ta ndihmonte perosnalisht Ramen per vënien në punë të ARMO -s.??!!
7 Ja sa çnjerëzore te bene instinkti shtazor për pushtet absolut qe te korrupton ne menyre absolute.
8. Kancelari austriak është nën hetim dhe mund të shkarkohet me një mocion mosbesimi vetëm sepse ka ndikuar në sondazhet që pretendohet se kanë ndikuar në deformimin e vullnetit të votuesve.
9. Rilindsasit e babezitur vjedhin votat përmes tenderave elektorale, punësimeve elektoral, faljes se miliarda leke orligarkeve peprara dhe gjatë zgjedhjeve dhe mbijetojnë “me sukses” në grahmat e fundit te hajdutëve te pangopur.
10. Kush po e pengon SPAK të niste si hetim te pare gropen e zeze te vjedhjeve politik-oligarkiko ne ARMO???
11. Në gropen e zezë të vjedhjeve të ARMO gjenden politikanë biznesmenë të të gjitha ngjyrimeve politike qe i ka bashkuar babezia per pasurim edhe ne menyre kriminale.
Kjo është arsyeja pse demagogia për luftën kunder korrupsionit të peshqve të mëdhenj – deri më tani ishte një demagogji që më shume prodhon coroditje fokusi dhe sukseset imagjinare parandalojnë qe spostojne vonojne apo frikesojne hetimin e ARMO-PAPERS”
Ky reagim i bere dia here edhe publikisht është një detyrim mirënjohës ndaj taksapaguesve të vendit tim dhe një përgjigje ndaj shpifjeve me dhe pa pagesë që sa herë që ne kekrojme sensibilizim publik per varferine dhe risqet aftagjata me demokjracine dhe zhvillimim te parave te zeza ne politike dhe ekonomi – patronazhistet dixhitalë sulmojnë në një mënyrë banale, por të mirëorganizuar dhe të paguar mirë. direkt ose indirekt nga udhehqesit qe mezi i gjen ene jeten e tyre te qejfit te kushtueshme qe paguhen nga parate kriminale.
* Profesor Doktor, ish deputet dhe ministër i ekonomi-financave gjatë qeverisjes së socialistëve, ekspert i fushës.