Basha tentoi Berishën? Yuri Kim reagon me urgjencë: Non-Grata nuk negociohet

2 Minuta Lexim

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, ka reaguar me urgjencë pas një lajmi të shëprndarë në media dje, se Lulzim Basha dhe deputetë të PD kanë ndërmjetësuar me amerikanët për të hequr shpalljen “non-grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Përmes një deklarate në Twitter, Kim bën me dije se shpallja “non-grata” nuk mund të negociohet dhe ndërmjetësues të pretenduar nuk ka. Të shpallurit si të padëshiruar në Amerikë mund të fajsojnë për komplot ka thënë ajo, por faktet ndaj tyre janë të pamohueshme.

“7031 (c) (ligji për shpalljen non-grata) përcaktimi nuk i nënshtrohet “negocimit” dhe askush nuk duhet të pretendojë të jetë “ndërmjetës”. Ata të caktuar mund të fajësojnë komplotet, por faktet janë të pamohueshme. Presidenti Biden e ka bërë të qartë se SHBA do të mbajë përgjegjësi ata që përfshihen në korrupsion”, shkruan Kim.

Shpallja është arsyetuar në bazë të Nenit 7031 (c) (1) (A) të Departamentit të Shtetit, që thotë se një person shpallet i papërshtatshëm dhe i ndalohet hyrja në Amerikë për:

(A) Zyrtarët e qeverive të huaja dhe anëtarët e tyre të ngushtë të familjes për të cilët Sekretari i Shtetit ka informacion të besueshëm janë përfshirë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, në korrupsion të rëndësishëm, përfshirë korrupsionin në lidhje me nxjerrjen e burimeve natyrore, ose një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut , duke përfshirë ndalimin e gabuar të stafit të punësuar në vend të një misioni diplomatik të Shteteve të Bashkuara ose një qytetari ose shtetasi të Shteteve të Bashkuara, nuk do të ketë të drejtë për hyrje në Shtetet e Bashkuara.

(B) Sekretari gjithashtu do të caktojë ose identifikojë publikisht ose privatisht zyrtarët e qeverive të huaja dhe anëtarët e tyre të ngushtë të familjes për të cilët Sekretari ka informacione të tilla të besueshme pa marrë parasysh nëse individi ka aplikuar për vizë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull