Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 07°C në 20°C, në zonat e ulëta nga 14°C në 25°C dhe në zonat bregdetare nga 16°C në 26°C.
Era do të fryjë në drejtim Lindor-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë i ulët.