Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetin social sapo ka njoftuar se sot në orë 15:00 do prezantojë planin e Qeverisë për mbrojtjen e familjes shqiptare nga furtuna e krizës energjitike.
“SOT ORA 15.00
Shqipëria përballë rritjes së shumëfishtë të çmimit në tregjet ndërkombëtare dhe Plani i Qeverisë për mbrojtjen e familjes shqiptare nga furtuna e krizës energjitike”, shkruan kryeministri Rama.