Nga Arben MALAJ * –
Ne duhet ta ndihmojmë Ramën duke i bërë të qartë se nësE në shtator 2021 i paralajmëroi në panik shqiptarët e varfëruar nga tërmeti dhe pandemia, se një luftë/rritjet varfëruese e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë do ti godasi shumë rëndë dhe në Tetor 2021 ” krenohet” se në muajt mars dhe qershor 2022 do dërgoi dy satelitē shqiptarë në orbitë, kjo keq qeverisje mund ti ndodh një populli të varfëruar akoma më shumë sidomos shpirtërishtë të paktën për tre arsye të pa arsyeshme :
1. Kur qeveriset me cinizëm deri në përcmim;
2. Kur “egoizmi orbitarë” i ka pushtuar dhe sunduar disa prej “Rilindas-ve” deri në nivele qesharake;
3. Kur pushteti absolut nuk e mbulon dot më keq qeverisjen absolute të vet-vetes dhe popullit të vendit të tyre.
Zoti i ndihmoftë shqiptarët që të tre këto arsye të mos mbivendosen të “mirëpërputhura” jo vetëm në të njëjtën kohë.
Kombet vuajnë nga keq qeverisjet por nuk shuhen. Kalimtarë jemi ne, individët përfshirë edhe “Rilindasit” tanë orbitarë.
* Profesor Doktor, ish deputet dhe ministër i ekonomi-financave gjatë qeverisjes së socialistëve, ekspert i fushës.