Emrat/ Falsifikuan pronën në Dhërmi, pranga Drejtorit dhe dy personave të tjerë

1 Minuta Lexim

Finalizohet në Vlorë, operacioni i koduar “Formulari”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumentave dhe Shpërdorimit të detyrës.

Arrestohen 3 shtetas, 2 prej të cilëve ushtronin funksione publike.

Në pranga përfunduan Bardhyl Gjika, drejtor i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Vlorë; Kreshnik Mino, specialisti i kësaj drejtorie, si dhe qytetari Spiro Duni,

Nga hetimet, ka rezultuar se këta persona dyshohen se kanë falsifikuar formularët e AMTP dhe Formularin nr.6 për regjistrimin e një pasurie (truall), në fshatin Dhërmi.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull