AUSTRALI – Lojtari i Adelaide United, Josh Cavallo, ka zbuluar se është homoseksual, duke u bërë i vetmi futbollist profesionist mashkull në botë që e bën këtë.
21-vjeçari shkroi në rrjetet sociale se ishte “gati të fliste për diçka personale për të cilën më në fund ndihej rehaj”.
“Unë jam futbollist dhe jam homoseksual. Gjithçka që dua të bëj është të luaj futboll dhe të trajtohem në mënyrë të barabartë”, ka deklaruar ai.
Josh tha se ishte i lodhur duke u përpjekur të performonte sa më mirë “dhe të jetosh këtë jetë të dyfishtë, është rraskapitëse”.
“Kam gjashtë vite që luftoj me seksualitetin tim dhe jam i lumtur që mund ta tregoj atë”.
Pak futbollistë elitarë meshkuj kanë dalë si homoseksualë gjatë karrierës së tyre.
Ish-mesfushori i Aston Villas, Thomas Hitzlsperger, zbuloi se ishte homoseksual pasi u tërhoq nga sporti.
Në vitin 1990, Justin Fashanu doli si homoseksual. Ai vrau vetën në vitin 1998 pas akuzave për sulm seksual nga një 17-vjeçar në SHBA./ BBC