Helmimi masiv, Manastirliu shkon në Krujë: Të shtruar edhe fëmijë e adoleshentë, ja pistat ku po hetohet

1 Minuta Lexim

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shkuar në Krujë për të parë nga afër situatën alarmante të shkaktuar nga uji. Manastirliu tha se në spitalin e Krujës janë të shtruar edhe fëmijë e adoleshentë. Dyshohet se janë helmuar nga uji.

“Rreth 370 qytetarë kanë marrë shërbim. Situata është e qetë pa komplikacione. Qytetarët kanë marrë shërbimin e nevojshëm janë konsultuar. Sot janë paraqitur rreth 60 qytetarë. Kanë marrë shërbim dhe janë nisur për në shtëpi pasi situate shëndetësore ska qenë  e rënduar, janë edhe disa pacientë të tjerë që janë duke marrë shërbim. Janë rreth 30 qytetarë, janë edhe adoleshentë fëmijë dhe të rritur. Pistat? Janë marrë mostrat e ujit dhe ushqimeve, hetimi po bëhet në të gjitha aspektet. Rezultati I analizave mikrobiologjike ka një afat të caktuar, kur të kemi  rezultatet do kemi një raport të detajuar.

I gjithë sistemi shëndetësor është në gatishmëri të plotë. Nëse do ketë raste të shtuara edhe në spitalin e Durrësit mund të vendoset në gatishmëri për rastet. Hetimi bëhet në shumë pista që të kemi të kontrolluar të gjithë aspektin e kujdesit shëndetësor”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull