Ju shtrëngojnë këpucët? Me këto 4 truke do të gjeni më në fund zgjidhje

1 Minuta Lexim

Zgjoheni në mëngjes dhe përgatiteni me gjithë dëshirë për ditën e re. Vishni fustanin e përzgjedhur një natë më parë, bëni grimin dhe flokët dhe nuk ju ngelet veçse të mbathni këpucët e reja që sapo keni blerë. Por sapo bëni disa hapa, ndjeni një shtrëngim gulçues nga pas.

 

E dimë, kjo është një nga ato situata të dhimbshme që nuk do të donit ta provonit kurrë aq më tepër kur ju duhet të ecni për një kohë të gjatë. Mund të vendosni një manikotë, ndoshta dhe më shumë se një, por sërish do të ndjeni dhimbje. Living ju prezanton disa truke interesante që as nuk i kishit çuar kurrë më parë ndërmend.

1.Lyeni këpucët një natë më parë me pudër bebesh.

 

2.Lyeni qafën e çizmeve, sandaleve ose këpucëve stileto me antidjersë roll on.

 

3.Lyeni këmbët me krem hidratues ose të çfarëdo lloji.

 

4.Vendosni feta të holla patatesh në atletet e sapoblera, lërini brenda tyre gjatë gjithë natës dhe të nesërmen nuk do t’ju dhembin këmët e as do ju mbajnë këpucët erë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull