Zonat malore në juglindje të vendit janë përfshirë nga reshjet e dëborës. Reshjet më të shumta janë regjistruar në zonë e Mashkullores në aksin rrugor Shtyllë-Panarit.
Trashësia e dëborës në këtë zone, bëjnë me dije burime zyrtare, ka shkuar deri në 5 cm. Në kushte të tilla, drejtuesve të mjeteve iu kërkohët që në këtë aks të lëvizin vetëm me zinxhirë.
Dëbora ka përfshirë zonat malore të Voskopojës, Lekasit, Dardhas, Velçan si dhe majën e Bigllës në Dardhë. Temperaturat në zonat malore kanë shkuar deri në -2 gradë. Në të gjitha këto zona, nuk raportohen probleme në rrugët rurale. Probleme të vogla mësohet të ketë pasur në disa fshatra të zonave malore sa i përket furnizimit me energji elektrike, kryesisht në linjat e tensionit të ulët.