KODOSHLLËKU I “USTAIT” EDI RAMA PËR TË “ZBUTUR” KRIZËN E RENDË

3 Minuta Lexim
Perfundimisht është bërë shumë usta. Doli para mediave dhe foli për krizën e rendë. Shpalosi planin me tre pika, ku DY nga pikat ishin s’do ketë kufizime dhe nuk do ketë rritje të çmimit të enegjisë për familjet dhe biznesin e vogël….
Nga Klodian TOMORRI –
…Domethenë dy nga pikat e planit ishin qe nuk do bëjme asgje. Mediat i peshkoi. Të gjithë u lëshuan me titujt lehtësues: Kryeministri jep lajmin e mire, nuk ka rritje cmimi energjie per familjet dhe biznesin e vogel etj etj. Fitore e madhe me nje fjale.
Askush nuk bën pyetjen me të thjeshte dhe të mundshme logjike: mirë për familjet dhe biznesin e vogel s’do rritet, por me biznesin e mesem dhe te madh cfare do ndodhe?
Se dyti, cfare nenkuptohet me “biznes i vogel” se ketu eshte bere nje lemsh i madh me kategorizimin e biznesit qe nuk merret vesh me. Domethenë ku do te filloje kerbaci?
Tani ajo qe nuk kuptova une, eshte kjo:
Do rrise cmimin direkt per te gjitha bizneset me xhiro mbi 10 milione leke ne vit.
Do rrise cmimin direkt per biznesit me xhiro mbi 14 milione leke ne vit?
Do e rrise vetem per ata qe jane te lidhur ne tensionin e mesem?
Apo do i nxjerre jashte nga furnizimi i rregulluar per te bere rritje te fshehte, qe kur te kthehen tek furnizuesi fundor, dmth OSHEE, t’u kercase 300 lekeshi per kilovat ballit?
Nga 1 janari, nje nga keto kater skenaret siper eshte ngjarje e sigurte me probabilitet 1. Nderkohe edhe nje shuk 200 milione euro iu shtua malit te borxhit publik.
Me pas pyetjet vazhdojne: Kur t’u rritet ketyre bizneseve cfare do ndodhe?
Do ia percjellin konsumatorit ne cmimet e produkteve apo sherbimeve qe ofrojne?
Apo do dalin nga tregu per shkak se do mbyten nga konkurrenca e bizneseve te vendeve te tjera fqinje, te cilat e kane koston e energjise shume me te ulet.
Nejse. Mediat i peshkoi. Kjo ka rendesi. Per ca dite titujt do jene keshtu; Rama jep lajmin e mire, nuk ka rritje cmimesh. Nderkohe ju te biznesit te mesem dhe te madh kapni garuzhdet te henen dhe tek sheshi se e hengret shkopin.
Ah se harrova. Edhe nje pyetje te fundit. Meqe kemi nje jave ne krize energjie, Ministren e Energjise e di njeri ku eshte? Se te gjithe po flasin per krizen e energjise, pervec Ministres qe e ka detyrim ligjor menaxhimin e ketij sektori. Ajo di gje per kete planin apo jo se ajo do e zbatoje kete?!

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull