VLORË – Disa orë pas vrasjes së dyfishtë të ndodhur në familjen Koreta në fshatin Mekat të Vlorës del në pah edhe dinamika paraprake e ngjarjes.
Jorgji Koreta, 64-vjeçari i ndjerë, jetonte prej vitesh në Vlorë por kishte tokat me ullinjë në fshatin Mekat.
Të hënën (25 tetor), ditën kur ndodhi ngjarja, ai kishte udhëtuar nga Vlora drejt Mekatit për të vjelë ullinjtë së bashku me nipin e tij Gencin në tokën që ndodhej pranë shtëpisë se Genci Koretës, që është edhe autori i ngjarjes.
Sipas policisë, motivet e krimit janë ende të paqarta, por sipas besohet se janë zënë për rrënjët me ullinj, më saktësisht për ndarjen e tyre se kujt i takojnë.
Një debat i filluar mes fjalëve, konfrontimit fizik mes tyre dhe më pas përdorimit të armës së gjahut.
I nxehur dhe në gjendje të rënduar psikologjike, Genci është kthyer në banesë siç tregojnë edhe familjarët dhe ka marrë armën e gjahut, është rikthyer tek toka dhe ka goditur në drejtim të tij me një plumb i cili e ka kap të ndjerin në pjesën e kokës dhe më pas disa metra më tutje ka goditur veten në kokë.
Arma e gjahut ishte pa leje përdorimi nga Genci Koreta, armë me të cilën ka shtënë vetëm dy herë pasi aq fishekë ka patur.
Autori vuante nga gjendja e rënduar psikologjike.Genci Koreta prej disa vitesh ka jetuar në Greqi teksa kishte disa vite i rikthyer në fshat.Në gjendjen civile rezultonte i pamartuar.
Ndërsa viktima ishte me profesion të hershëm polic dhe jetonte prej vitesh në Vlorë ku ishte martuar dhe kishte krijuar familje.
Për ngjarjen janë pyetur rreth 15 persona, të afërm të të dy familjeve, të cilët kanë deklaruar se nuk kanë pasur konflikte si dhe kanë pohuar gjendjen e rënduar depresive të tij.