Kuvendi nis “ters”/ Plas keq sherri, demokratët “sulmojnë” Nikollën

2 Minuta Lexim

Seanca e sotme plenare ka nisur me debate në Kuvend, për shkak se deputetët e opozitës kërkojnë me shumë kohë për të diskutuar. Në bazë të rregullores, kryeparlamentarja Nikolla tha se PD kishte në dispozicion 113 minuta kohë dhe PS 190 minuta.

Kjo kohë i është dukur e pamjaftueshme Bardhit, i cili tha se nuk mund të pretendohet se deputetët e opozitës përhapin virusin kur flasin në Kuvend, duke bërë një krahasim me ndeshjen Shqipëri-Angli. Në stadium ishin më shumë se 22 mijë tifozë.

“Jemi 63 deputetë dhe nuk mund të flasim 113 minuta, por na takon 630 minuta. Opozitës nuk mund ti mbyllet goja. Këtë na e njeh shprehimisht rregullorja. Na thoni cila është arsyeja që keni marrë këtë vendim? Doni t’i hiqni fjalën opozitës?

Kush është arsyeja që keni marrë këtë vendim, në shkelje të nenit 48 të rregullores. Kush ju ka thënë juve se të flasin deputetët e opozitës përhapet virusi, kurse 22 mijë tifozë në stadium, nuk përhapet?”, tha Bardhi.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla sqaroi se kjo rregullore është miratuar me konsensus nga Konferenca e Kryetarëve, për shkak të masave anti-Covid. Edhe Taulant Balla i PS tha se kjo rregullore ishte miratuar me konsensus nga të dy palët në Konferencën e Kryetarëve.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull