Mjekët të alarmuar: Ngrohja globale mund të sjellë epidemi të kësaj sëmundje

2 Minuta Lexim

Disa mjekë kanë paralajmëruar se sëmundja kronike e veshkave, e lidhur me stresin e vapës, mund të bëhet epidemi e konsiderueshme shëndetësore për miliona punëtorë përreth botës përderisa temperatura botërore do të rritet në dekadat e ardhshme.

Urgjentisht nevojitet më shumë punë kërkimore për lidhjet mes nxehtësisë dhe CKDU-së (Chronic Kidney Disease Uncertain – Sëmundja Kronike e Veshkave me Shkaktar të Paqartë) për ta vlerësuar shkallën e mundshme të problemit, thanë mjekët.

Ndryshe nga forma e zakonshme e sëmundjes kronike të veshkave (CKD), që është humbje progresive e funksionit të këtij organi kryesisht te personat e moshuar dhe tek ata që janë të prekur nga probleme të tjera shëndetësore si diabeti e shtypja e lartë e gjakut, epidemia e sëmundjes CKDU tashmë është shfaqur kryesisht në rajone të nxehta rurale të shteteve si El Salvadori dhe Nikaragua, ku një numër jashtëzakonisht i lartë i punëtorëve bujqësorë po vdesin nga dështimi i pakthyeshëm i veshkave.

Sëmundja CKDU ka filluar të regjistrohet edhe te një numër i madh i njerëzve që bëjnë punë të rëndë fizike në temperatura të larta në pjesë të tjera të Amerikës Qendrore, por edhe në Amerikën Veriore, në Amerikën Jugore, në Lindjen e Mesme, në Afrikë dhe në Indi, shkruan The Guardian.

Dr. Cecilia Sorensen, drejtoreshë e konsorciumit global për edukimin rreth klimës dhe shëndetit në Universitetin e Kolumbias, thotë se ky sulm i përsëritur i shkallës së ulët ndaj veshkave nuk vjen patjetër me simptoma, prandaj punëtorët mund të mos e dinë fare se po sëmuren me kalimin e kohës derisa gjërat që bëhen aq keq, saqë ata përfundojnë me sëmundje të veshkave në fazën e fundit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull