Kohë kovidiane….13.10.2021 e përgjatë gjithë kohëzgjatjes së Demon-kracisë dhe mos instalimit të Demokracisë së vërtetë liberale…..
Parulla tinzare e hedhur që në Dhjetor 1990 “Bashkëfajtor dhe Bashkëvuajtës”, ishte “karemi” që “il poppolo Albanese” e gëlltiti plot dëshirë e brohori me dy gishtat lart. U bë bashkëfajtor duke rrënuar gjithshka të ndërtuar me mund, djersë e gjak për 45 vite, duke grabitur me “lëvizjen e lirë”, privatizimet korruptive, me 7501 dhe “tokën e zanum” atë që nuk u përkiste, POR edhe bashkëvuajtës i asaj çfarë erdhi më pas, sepse i hoqi vetes të drejtën që të ngrihej kundër përftimeve korruptive marramendëse, të një “stani horrash e putanash ish-brekëgrisurish antiatdhetarësh të klasës/ kastës/ glasës politike”, të cilët po e drejtojnë prej mëse 30 vitesh këtë vend, BASHKËFAJËSI që kurdoherë do t’u mbyllë gojën shumicës së këtij populli te delezuar e militant, pikërisht nëpërmjet bashkëfajësisë së tyre….Jo më kot thuhet se: “O Zot ruajmë nga mëkatet!”…..
Tundimi drejt mëkatit për të marë atë që nuk të takon, i bëri shumicën tonë bashkëfajtorë duke ua futur njëkohësisht kokën “në zgjedhën e bashkëvuajtësisë”….NUKU i përkas këtij grupimi bashkë me shumë shqiptarë të tjerë, POR do të na duhet edhe NE për shumë kohë, të vuajmë nga kjo “zezonë” rrënuese e ardhmërisë sonë….
Në ndërkohë shumë prej jo mëkatarëve kanë marë dhe po marin udhën e theqafjes së emigracionit, duke e bërë edhe më të lehtë sundimin e këtij populli si dhe grabitjen e pasurive të pafundme mbi dhe nëntokësore të këtij vëndi, prej kësaj kaste kleptokratike të korruptuar politiqenërish blu, mavi apo rozë….
Ke ende UDHË të gjatë për të bërë SHQIPËRIA IME, e JONA dhe e gjithë SHQIPTARISË drejt horizonteve mbrothësuese të një shoqërie të vërtetë Demokratike pa dasi të thella klasore….Quo vadis Shqipëria ime!!!( përkthimi shqip nga redaksia: Ku po shkon Shqipëria ime?!)