Gjatë një bisede me disa prej banorëve të “Big Brother VIP”, Beniada Nishani u shpreh se për 100 mijë euro nuk do e kishte problem që të vraponte nudo rrugëve të Tiranës.
Pikërisht kjo deklaratë e modeles seksi që u bë menjëherë virale gjithandej, u komentua ditën e djeshme në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel. Të ftuarit e komentuan në mënyra të ndryshme, ku Mevlan Shaba me humor tha “uroj ta fitojë që ta shohim nudo rrugëve të Tiranës”.
“Unë e kam ndjekur Beniadën në disa intervista dhe kam parë që ka pozuar edhe nudo. Por s’e dija që kohët e fundit paskemi gjetur mënyra të tjera për të fituar lekë… Është dëshira e saj, por uroj ta fitojë që ta shohim nudo rrugëve të Tiranës. Ç’të them unë tani”, u shpreh ish-konkurrenti i “Për’puthen” duke bërë shaka.
Nga ana tjetër, kushërira e Beniadës përmes një lidhje “Skype” nga Gjermania u shpreh se e gjithë fjalia është thënë në kontekstin e shakasë, por mediat e kanë shfrytëzuar si lajm për të bërë zhurmë.