Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës për plagosjen me armë zjarri të ndodhur pasditen e djeshme në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë. Të plagosur mbetën shtetasit Aleksandër Nikolli dhe Xhulio Vela.
Në pranga kanë rënë si autorë të dyshuar:
- Farjon Palushi, 27 vjeç, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
- Daniel Manushi, 27 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.
- Si dhe u shpall në kërkim si autor i tretë i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Islam Xhetani, 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.
