Rama paralajmëron rritje të çmimit të energjisë, ja çfarë pritet të ndodhë

4 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama, ka paralajmëruar se do të ketë një krizë energjetike e cila mund të sjell edhe një rritje te çmimit të energjisë.

Ditët e fundit, është parë një rritje e çmimit të gazit dhe pritet që të rritet edhe çmimi i karburanteve të tjera. Për këtë kryeministri Rama, doli dje në një konferencë për media, nga ku, bëri me dije se vendi ndodhet në një situatë të vështirë.

Ai theksoi, se situata do të jetë e vështirë deri në qershor të vitit 2022. “Vala goditëse e një tjetër fatkeqësie natyrore, kësaj radhe e kombinuar me faktorë gjeopolitikë dhe manovra tregtare, po vjen drejt Shqipërisë. Kjo është kriza e jashtëzakonshme energjitike, e cila vetëm sapo ka nisur të japë shenjat e saj tejet shqetësuese në tregjet e mëdha të botës. Duam s’duam edhe Shqipëria si të gjitha vendet e tjera, është e përfshirë dhe e detyruar që të përballet pa u shmangur dot me këtë furtunë globale. Ekspertët mendojnë se pavarësisht implikimeve të mundshme sistematike, që kriza e jashtëzakonshme energjitike mund të ketë mbi të gjitha vendet, beteja kulmore do të zhvillohet dhe do të vendoset, deri në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit të ardhshëm”, tha ai.

Ndër të tjera, kryeministri Rama, u shpreh se detyra e qeverisë për këtë krizë, e cila pritet që të prek edhe vendon tonë, është që të kujdeset për shtresat më në nevojë. Ai dha sinjale se të parët që do preken nga rritja e çmimit të energjisë do jetë biznesi i madh, ndërkohë biznesi i vogël dhe shtresat në nevojë do kenë lehtësira. “Përgjegjësia e detyra numër një e qeverisë shqiptare është të mbrojë medoemos sido e sado që të jetë e mundur, nga goditja e kësaj fatkeqësie të re, shtresat më në nevojë, konsumatorët familjarë, si edhe biznesin e vogël; fiks në këtë rend prioritetesh. Tanimë besoj se të gjithë ju të dashur bashkëqytetarë e bashkëqytetare, i keni provat, se ne as nuk rrëzohemi as nuk dorëzohemi përballë sfidave të rënda të kësaj natyre”, tha Rama.

Rritja e kërkesës konsumatore

Kryeministri Edi Rama vijoi më tej duke thënë, se rritja e rrija e kërkesë konsumatore ka rritur edhe kërkesën e industrive prodhuese për energji. Rama deklaroi, se po ashtu një rrije të kërkesës ka pasur edhe për gaz, e cila ka bërë që shumë vende në botë të rrisin çmimin e gazit. “Rritja eksponenciale e kërkesës konsumatore, pas hapjes së ekonomisë si rezultat i vënies nën kontroll të pandemisë, ka rritur eksponencialisht edhe kërkesën e industrive prodhuese për energji, duke vënë në vështirësi tejet serioze edhe vetë kolosët ekonomikë të planetit, që nga Kina, ku mungesa e kapaciteteve energjitike të nevojshme për përballimin e kësaj kërkese, kërcënon afro gjysmën e kapaciteteve industriale të atij vendi, deri në Evropë, ku kërkesa e lartë dhe oferta e pamjaftueshme për gaz, ka detyruar qeveritë të përballen me rritje deri edhe marramendëse çmimesh e të paralajmërojnë, deri edhe politika kufizimesh në furnizimin me energji elektrike”, deklaroi ai.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull