Rritja e çmimit të energjisë, Rama u përgjigjet komentuesve

1 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama, përmes një video-mesazhi në rrjetin  social “Facebook”, ka reaguar sërish sot në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Kreu i qeverisë u ka dhënë përgjigje disa prej komentuesve dhe që pyesin pse çmimi i energjisë duhet të rritet kaq shumë.

Rama shkruan se kriza energjitike është në të gjithë botën dhe se është e pashmangshme për vendin tonë.

“Prodhojmë kur kemi reshje të mjaftueshme dhe blejmë kur ka thatësirë. Shqipëria është e varur njëlloj si të gjithë vendet e tjera nga çmimet e vendeve”, ka thënë Rama.

Ndërkaq, pyetjes pse duhet që kostoja e vendeve të zhvilluara si Spanja dhe Gjermania duhet të krahasohen me rrogat në vendin tonë, Rama i përgjigjet se çmimet e bursës për energjinë në tregun ndërkombëtar janë të njëjta.

“Çmimet e bursës së energjisë në tregun ndërkombëtarë ku Shqipëria blen energji Shqipëria nuk bën ndonjë dallim me vendet e tjera në raport me rrogën”, ka shkruar Rama.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull