Sherr për shpenzimet e ceremonisë, burri rreh gruan tre ditë pas dasmës

1 Minuta Lexim

Vetëm tre ditë pas dasmës dhe fillimit të bashkëjetesës nisën telashet për dhëndrin e ri italian. Mediat raportojnë se ai rrahu gruan për arsye ekonomike.

Ngjarja ka ndodhur në Kalabri. Gruaja dyshohet se u sulmua nga burri i saj gjatë një mosmarrëveshje mbi menaxhimin e burimeve ekonomike të çiftit. Diskutimi kishte shpërthyer për pagesën e shpenzimeve për dasmën dhe DJ.

Sherri fillestar më pas rezultoi në sulm dhe gruaja u rrah nga burri i saj. Ajo raportoi gërvishtje në krahë dhe mavijosje në trup dhe kërkoi ndërhyrjen e policisë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull