Një ngjarje e rëndë tonditi opinionin publiK në 2019 ku një 51-vjeçar prej 3 vitesh përdhunonte sistematikisht vajzën e tij. Gjykata e Apelit Tiranë, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë Kurbin dhe dënuar me 8 vite burg një 51-vjeçarin me iniciale Sh.I i cili u arrestua me 12 korrik të vitit 2019-të.
Ai akuzohet për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”.
Për këto dy akuza ai u dënua me 12 vite burg nga gjykata e shkallës së parë, por duke qenë se kërkoi gjykim të shkurtuar ju ul 1 /3 e dënimit. Referuar dosjes hetimore thuhet se përmes aktit ekspertimit mjeko-ligjor është arritur të provohet se 51-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën që në moshën 15-vjeçare. Rasti i parë i abuzimit ka ndodhur në Gjermani gjatë kohës që familja nga Shullazi i Kurbinit po kërkonte azil në këtë shtet. Referuar dëshmisë së vajzës, babai e kishte marrë dhe shkuar në një zonë të pabanuar, duke e lidhur në një pemë e kryer marrëdhënie seksuale me të në kohën kur ajo kishte qenë në moshën 15-vjeçare.
Më pas abuzimi me dhunë ka qenë i vazhdueshëm dhe duke mos gjetur zgjidhje tjetër, kur u kthyen në Shqipëri vajza vendosi të denoncoi të atin në emisionin investigativ “Fiks Fare”. Ajo bëri publike një video ku tregohej kryerja e marrëdhënieve seksuale me të, prej babait të saj dhe bazuar në këto të dhëna, Shërbimet e Policisë Gjyqësore kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore rreth këtij rasti, duke identifikuar dhe prangosur autorin e këtij veprimi me të bijën.