Tragjike/ Nëna hidhet nga kati i 19-të i ndërtesës bashkë me dy djemtë e saj të vegjël

1 Minuta Lexim

Një nënë e re në Moskë është hedhur nga kati i 19-të i një ndërtese, teksa në krahë mbante dy djemtë e saj, 3 vjeç dhe 1 muajsh.

Olga Zharkova, 34 vjeçe, dyshohet të ketë vuajtur nga depresioni pas lindjes.

Ajo ishte e martuar me një officer ushtarak rus. Mediat shkruajnë se ajo la edhe një shënim, ku thoshte se nuk donte t’i linte fëmijët e saj në këtë “botë të vështirë, të zymtë”.

“Ajo u ankua tek të njohurit e saj se vuante nga depresion pas lindjes, dhe se ndihej e vetmuar dhe e lodhur”, tha një burim.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull