Elbasani është tronditur mbrëmjen e sotme nga disa të shtëna me armë zjarri.
Sipas raportimeve të para bëhet e ditur se është qëlluar për vdekje një person ndërsa është plagosur edhe një tjetër.
Pak larg vendit të ngjarjes është gjetur një makinë e djegur.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Balldre.
Forca të shumta policie kanë mësyrë në vendngjarje.