Një sherr masiv ka ndodhur pranë shkollës “Çajupi” në Tiranë, ku janë përfshirë disa persona dhe ndërkohë një polic i ndodhur pranë ka tentuar të nxjerrë armën për të vënë situatën nën kontroll.
Gjatë këtij momenti është goditur me karrige edhe gazetari i Fax teksa filmonte ngjarjen.
Më pas një prej agresorëve e ka gjëmuar duke e goditur me grushte, pavarësisht fjalëve: “Jam gazetar”.
4 persona kanë mbetur të plagosur nga përdorimi i sendeve të forta.