TIRANË – Një shtetas algjerian ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, për shkak se kërcënoi me thikë dhe i mori portofolin një 39-vjeçari në afërsi të Muzeut.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, dhe menjëherë pas sinjalizmit ai është arrestuar nga policia e Tiranës.
“B. B, 20 vjeç(shtetas alergjerian) pasi nën kërcënimin e një mjeti prerës ka tentuar ti marrë portofolin shtetasit F. Sh. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike kanabis”, njofton zyrtarisht policia.