“Ballkani i Hapur”/ Vuçiç krah Ramës dhe Dimitrov: Ramë dakord që njerëzit tanë të lëvizin pa asnjë lloj kufiri

2 Minuta Lexim

Ka përfunduar takimi midis presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministrit të Maqedonisë, Nikola Dimitrov, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Në një konferëncë për mediat, Vuçiç tha se patën një takim me sipërmarrës nga vendet e tyre përkatëse dhe se këta të fundit kanë shprehur dakordësinë për këtë nismë.

Presidenti serb theksoi se ranë dakord edhe për bashkëpunimin e mëtejshëm që njerëzit tanë të lëvizin pa asnjë lloj kufiri. Kjo

“Jam i lumtur të prisja miqtë tanë. Do përpiqem të flas pak dhe me terma konkretë. Jam i sigurt që ata do të flasin edhe për dokumente. Patëm një takim të rëndësishëm me përfaqësuesit e bizneseve të tre vendeve tona. Pamë që njerëzit nga biznesi janë në favor. Por dëshpëruese është fakti se ajo për të cilën ramë dakord është se nuk jemi në gjendje ta zbatojmë plotësisht por ramë dakord për atë që duhet të bëjmë në të ardhmen. Ballkani i Hapur është një nismë e jashtëzakonshme. U hap për njerëzit që jetojnë në cdo qytet dhe fshat. Ramë dakord që të ngrinim Këshillin e Zbatimit. Do të ketë takime me përfaqësuesit e institucioneve përkatëse doganore.
Folëm për qarkullimin e lirë të mallrave. Puna jonë është të shohim se ku aktualisht kemi pasur gjëra që janë përjashtuar në terren. Morëm pohime nga sipërmarrësit. Ramë dakord edhe për bashkëpunimin e mëtejshëm që njerëzit tanë të lëvizin pa asnjë lloj kufiri. Kjo do të forcojë ekonomitë tona. Askush nuk po hyn në gjëra politike, por po përpiqemi që qytetarët tanë të jetojnë më mirë,” tha ai.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull