Biznesmeni 43-vjeçar nga Tirana zhduket pa asnjë gjumë, Klodiana Lala zbulon detajet e forta

2 Minuta Lexim

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja për zhdukjen  e biznesmenit 43-vjeçar Ruzhdi Hoxha në Tiranë, baba i dy fëmijëve dhe pronar i një biznesi inertesh në dalje të Kamzës.

Lala bën të ditur se Hoxha ka qenë duke pirë kafe diku pranë autostradës Tiranë-Durrës pasi është telefonuar nga miku i tij me iniciale F.Rr. dhe kanë lëvizur me makinën e tij në drejtim të Zall Herrit.

Ndonëse fillimisht u regjistrua si largim nga shtëpia, policia po heton për një rrëmbim të mundshëm për shkak të borxheve pasi biznesi i tij është drejt falimentimit.

“Po hetohet për akuzën e rrëmbimit dhe mbajtjes peng të personit.

Miku i tij ka pohuar se pas takimit me Hoxhën dhe një xhiroje me makinë e ka kthyer sërish në lagje dhe ka mohuar të ketë gisht në zhdukjen e tij.

Hoxha ishte larguar dhe herë të tjera nga banesa, por ishte kthyer brenda 2-3 ditësh.

Familjarët e tij janë pyetur, por nuk kanë dhënë emra të dyshuar. Janë këqyrur kamerat e sigurisë në zonën pranë Shkollës së Bashkuar ku është gjetur telefoni i tij. Ndërkohë që është thirrur djali dhe vëllai i 43-vjeçarit për të këqyrur telefonin, i cili është gjetur ditën e djeshme. Policia po vijon kontrollin e zonës”, u shpreh Lala.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull