Një operacion i Prokurorisë së Tiranës ka çuar në pranga 6 persona, ndërsa janë bllokuar 5 magazina industriale që shërbenin për depozitimin e veshjeve të firmave të njohura.
Sipas burimeve të “Fax News” janë sekuestruar rreth 1.2 miliard lekë veshje kontrabandë që janë sekuestruar që kanë qenë pa faturë fiskale.
Magazinat jane duke u kontrolluar dhe hetimet jane ende në vijim, ndërsa po kryhen dhe kontrolle për drogë dhe armë. Ajo që dihet edhe është e konfirmuar nga burime brenda Prokurorisë janë 6 masa arresti që janë ekzekutuara, nuk dihet nëse ka persona të tjerë të përfshirë në skemë abuzimesh. 6 të ndaluarit janë në ambientet e komisariatit.
“Fax News” sjell pamje nga brenda magazinës: