BUXHETI I QEVERISË: DASËM ME 84 PJATA PËR 100 TË FTUAR

2 Minuta Lexim

Nga Enriko CEKO * –

Qeveria kthehet dhe rishikon buxhetin tre herë. Kjo tregon se janë disa gjëra që nuk shkojnë mirë. Mbledhja për të kaluar buxhetin bëhet në orën 24:00. Pse bëhet kjo a thua se nuk ka ditë?! Kemi një buxhet të cilit i mungojnë 16 % e parave. Është njësoj si të bësh dasëm me njëqind të ftuar dhe të kesh pjata për tetëdhjetë e katër persona.

Ne kemi shprehjen “shtri këmbët sa ke jorganin”. Oërmenda se buxhetit i mungojnë 16% e parave dhe këtë mungesë prej 16%, qeveria mendon ta plotësoje duke dalë në tregun ndërkombëtar për të marrë para borxh. Ndodh kjo kur thuhet që borxhi është 80%, por që faktikisht është 90%. Qeveria po e mban euron në mënyrë të sforcuar me 120 lekë, se po të ishte 144 lekë, sa para 4-5 vitesh, borxhi publik do ishte shumë herë më i madh.

Edhe pse dalim në tregun ndërkombëtar për të marrë para borxh, vitin tjetër kemi 450 milionë euro të interesave të mëparshme. Pra 16% që mungon në buxhet është vështirë për t’u mbushur. Pretendohet edhe sikur t’i kishim 16%, do të shpërndahej sipas sektorëve.

Ne kemi një problematike të madhe tek kjo shpërndarje. Ne Europë rreth 10% e buxhetit shkon për arsimin ne e kemi 1-2%. Për shëndetësinë janë pak a shumë këto shifra, ndërsa në Shqipëri 1-2%. Minimalisht nga buixheti i shtetit shkon 5% për bujqësinë në BE,  por me mekanizma të tjerë e mbështesin deri 14%. Ne edhe bujqësinë e mbështesim me 1-2% në rastet më të mira. Këto janë problematikat kryesore. Gati 100 milionë euro për infrastrukturë, ndërkohë 100 milionë euro bëjnë satelitët e famshëm./ Shkrimi është nxjerrë nga intervista e autorit në tv Fax News- Titulli është i Arberia News.net/

* Ekspert i ekonomisë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull