Çmimet vjetore për gazetarët nga UGSH/ Çelet dega e gazetarëve sportivë

1 Minuta Lexim

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për gazetarët nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, kreu i kësaj Organizate Aleksandër Çipa bëri të njohur se degëve të UGSH-së u shtohet edhe një re e cila do të bashkojë gazetarët sportivë të vendit.

Duke njoftuar për herë të parë shpalljen e çmimit ‘Ismet Bellova’, për gazetarët sportivë, Çipa bëri të ditur se UGSSH do të jetë pjesë integrale e organizatës më të madhe të gazetarëve profesionistë në vend. Në edicionin e parë, çmimi ‘Ismet Bellova’ iu dha gazetarit të njohur sportiv Kostandin Grillo, pas vdekjes.

Gazetari dhe analisti sportiv Tami Kona mban në dorë çmimin ‘Ismet Bellova’ që iu dha gazetarit të njohur sportiv Kostandin Grillo, pas vdekjes.

Nisma e kësaj përfshirjeje u takon disa emrave të njohur të gazetarisë sportive nga i gjithë spektri i mediave të vendit. Nën kryesimin e gazetarit të njohur Dëfrim Methasani, dega e UGSSH do të jetë zëri përfaqësuesi i këtij entiteti të fuqishëm të gazetarëve profesionistë të sportit.

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa dhe kreu i ri i Unionit të Gazetarëve Sportivë, gazetari i njohur sportiv, Dëfrim Methasani

/Agora.news

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull