COVID/ Gjermanisë i del situata nga dora, ja çfarë pritet të ndodhë

3 Minuta Lexim

Në kulmin e rritjes së numrit të infeksioneve federata dhe landet duan të luftojnë pandeminë duke ashpërsuar masat. Numri i shtrimeve në spital në të ardhmen do të jetë kriter përcaktues për masat që duhen marrë.

E ashtuquajtura incidencë hospitalizimi do të jetë kriteri i ri për vendosjen e rregullave ndaj koronavirusit në Gjermani. Incidenca e hospitalizimit do të thotë numri i shtrimeve në spital për 100.000 banorë. Nga vlera tre në një land do të hyjë në fuqi në masë rregullorja e 2G, që do të thotë paraqitja për pjesëmarrje në aktivitete e dëshmisë së vaksinimit apo shërimit, tha kancelarja Angela Merkel të enjten (18.11) në mbyllje të konferencës së kryeministrave të landeve. Në vlerën nëntë do të vendosen edhe masat kufizuese për kontaktet mês njerëzve.

Rregulli 2G nënkupton që në aktivitete publike mund të marrin pjesë vetëm persona që dëshmojnë se janë të vaksinuar apo të shëruar nga COVID-19. Ndërsa me një incidencë hospitalizimi gjashtë do të hyjë në fuqi rregullorja 2G-Plus që do të thotë, se vetëm të vaksinuarit dhe të shëruarit duke paraqitur edhe një test negativ mund të lejohen në aktivitete. Këto të gjitha vlejnë për aktivitete të kohës së lirë, mjediset e gastronomisë, shërbimet me kontakt fizik dhe dhe hotelet. Instituti Robert-Koch të mërkurën (17.11) komunikoi 5,3 vlerën e incidencës së hospitalizimit.

Vendimi i kryeministrave të landeve dhe federatës përfshin gjithashtu zgjatjen e afatit të ndihmave për ndërmarrjet e prekura nga kriza. Federata dhe landet do ta zgjasin deri në fund të marsit 2022 ndihmën e parashikuar fillimisht për deri në fund të këtij viti. Gjithashtu planifikohen edhe ndihma për tregjet e Krishtlindjeve, që mund të preken prej masave mbrojtëse ndaj COVID gjatë javëve të ardhëshme.

Vaksinim i detyrueshëm për personelin e klinikave dhe strehimoreve

Federata kërkon gjithashtu detyrimin për vaksinim ndaj koronavirusit për personelin e spitaleve si dhe të strehimoreve të të mosuarve dhe grupeve të tjera të personave nën kujdestari. Landet i kërkojnë federatës që mundësisht „sa më shpejt të aplikojë detyrimin për vaksinim”.  Si instrument akut për kufizimin e pandemisë konsiderohet rifreskimi i vaksinimit me dozën e tretë. Sipas të dhënave të pjesëmarrësve në konferencë, Merkel përmendi gjatë konsultimeve si objketiv që së shpejti të ofrohen 27 milionë vaksina. Për këtë krahas klinikave private të mjekëve të familjes duhet të krijohen edhe më shumë mjedise për vaksinim. Deri tani 4,8 milionë njerëz kanë marrë dozën e tretë të vaksinës në Gjermani.

Kancelarja megjithatë mendon, se këto mas anuk janë të mjaftueshme as duhet. Për 9 dhjetorin është planifikuar një tjetër takim i federatës dhe landeve.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull