Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e ish policit Xhelal Reçi, mëngjesin e sotëm në Lacc.
Bëhet me dije se Xhelal Reçi është babai i Besnik Reçit, të cilit iu bë atentat më 15 gusht të vitit 2020. Më 15 gusht të 2020 dy persona me skafandra qëlluan me armë zjarri drejt makinës së Besnik Reçit, i cili ndodhej në mjet së bashku me familjen e tij.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati viktima. Nuk dihet ende nëse ky atentat ka të bëjë me ngjarjen e ndodhur një vit më parë. Kujtojmë që mëngjesin e sotëm ish polici Xhelal Reçi, 60 vjeç, është ekzekutuar më armë zjarri në orën 07:23 në afërsi të një banke në qytetin e Laçit.
Ndërkohë nuk dihet ende se kush janë autorët ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën.