Forcat Speciale janë duke zhvilluar një operacion blic në Tiranë, për arrestimin e personave që rrahën dhe grabitën biznesmenin nga Fushë Kruja, Nazmi Çangu, disa ditë më parë. Mësohet se urdhër-arrestet janë lëshuar nga Prokuroria e Krujës.
Aktualisht, nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt është arrestuar një person, ndërkohë operacioni vijon. Edhe më herët, është zhvilluar një operacion në kryeqytet për arrestimin e një prej autorëve të dyshuar të grabitjes së biznesmenit, por ai i iku Policisë.
Kujtojmë se dy javë më parë, familja e biznesmenit nga Fushë Kruja Nazmi Çangu ra pre e grabitësve të armatosur. Ata dhunuar kryefamiljarin dhe sipas raportimeve i kanë marrë mbi 100 mijë euro para e bizhuteri të cilat ai i mbante në shtëpi, në kasafortë.
Në total, newsbomb.al mëson se Prokuroria e Krujës ka lëshuar 7 urdhër-arreste që po ekzekutohen nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt. Deri tani numri i të arrestuarëve ka shkuar në dy, por nuk dihet nëse personi i dytë është kapur po në Tiranë, apo në qytet tjetër.
Pak ditë më parë nën/drejtori i Policisë së Shtetit Albert Dervishaj, deklaroi për mediat se ata ishin “në gjurmë të mira” për kapjen e autorëve sepse kishin lënë shumë prova pas. Sipas tij, hetimet po kryeheshin nga Policia Kriminale, në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese.
“Është një ngjarje e rëndë dhe po punohet në mënyrë intensive. Është drejt një zbardhje. Brenda një kohe të shkurtër do kemi rezultate pozitive. Do kemi disa persona…. Për të dëmtuarin do vihet e drejta në vend, dhe autorët do dalin para drejtësisë”, u shpreh znën/drejtori i Policisë.