Orët e para të ditës do të jenë me vranësira të shpeshta, të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillim duke sjellë shira të pakta në të gjithë territorin.
Ndërsa në orë vijuese parashikohet që kushtet e motit të përmirësohen gradualisht, duke larguar reshjet nga pjesa më e madhe e vendit.
Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3 gradë Celsius deri në 23 gradë Celsius.
Era do të fryjë lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi lindor-verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.