Gjatë natës pothuajse në të gjithë vendin ka rënë shi, duke shkaktuar mbushjen e rrugëve me ujë.
Më problematika situata është në Durrës, ku akset rrugore që lidhen tek stadiumi “Niko Dovana” janë përmbytur, ndërsa në ish Kënetë banesat private janë përmbytur.
Gjithashtu raportohet që prej orësh mungon energjia elektrike në disa zona të qytetit.
Kjo situatë është e përsëritur, pasi sa here qe bien reshje intensive qyteti mbetet per ore te tera pa drita.