Qeveritë nuk kanë nevojë të nënshkruajnë dhe të ri-nënshkruajnë marrëveshje të reja për të fshehur dështimet e vjetra dhe të përsëritura. Ata duhet të garantojnë zbatimin e marrëveshjeve në fuqi duke luftuar babëzinë, korrupsionin dhe kapjen e shtetit nga oligarkët…
Nga Arben MALAJ * –
Në vitin 2012, ose rreth 10 vite më parë në Prizren prezantohet abetarja e unifikuar.”Ballkani i hapur” ose “Shengeni ballkanik” mund të jenë tituj marketingu personal por jo vizion i ri apo strategji të reja për Ballkanin Perëndimor”.
Ja disa fakte reale që i tregojne lakuriq “mbretëritë demagogjike” :
2012: Abetarja e përbashkët u promovua në Prizren 10 vite më parë.
2003: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë midis Shqiperise dhe Kosoves.
2004: Marrëveshja e heqies se tatimit të dyfishtë midis Shqiperise dhe Kosovës,
2007: Kosova u bë anëtare e plotë e CEFTA-s.
Ky ballafaqim i realiteteve me demagogjitë qeveritare është një mënyrë dashamirëse që publiku të njohë detyrimet e qeverive për të zbatuar në mënyrë korrekte dhe pa barrierat jo tarifore MTL midis te gjitha vendeve te Ballkanit dhe inflacion takimesh dhe marrëveshje të reja në çdo takim për të fshehur dështimet e vjetra.
Krenar që qeveria socialiste në periudhën 2003-2005 i dha përparësi mbështetjes së zhvillimit të Kosovës që nga periudha e vështirë kur ajo ishte nën administrimin e UNMIK-ut dhe promovoi përmes MTL-së bashkëpunimin ekonomik ndërmjet të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Qeveritë në mbarë botën dallohen lehtësisht nga qeverisjet demagogjike.
* Profesor Doktor, ish deputet dhe ministër i ekonomi-financave gjatë qeverisjes së socialistëve, ekspert i fushës. Titulli është i Arberia News. net