E rëndë! E mitura përdhunohet nga 53-vjeçari, vajza në gjendje të rënduar

2 Minuta Lexim

GJIROKASTËR -Nje ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një minorene dyshohet se është abuzuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme.

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar shtetasin K. H., 53 vjeç, banues në Libohovë, pasi dyshohet se në periudha të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen e mitur.

Detaje tronditëse zbulohen për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Gjirokastër.

Sipas news24, autori Kabuli Hunda kishte lidhje gjaku me minorenen, e cila vjen nga një familje e varfër dhe prindërit i kishte me aftësi të kufizuara.

Babai i vajzës e kishte dajë 53-vjeçarin, ndërsa si autori ashtu dhe familja e viktimës jetonin në një lagje. Abuzuesi më parë kishte jetuar në Greqi, ndërsa gruaja i kishte vdekur. 53-vjeçari është baba i një vajze të rritur, mbi 20 vjeç.

VAJZA E ABUZUAR PËRFUNDOI NË SPITAL

16-vjeçarja kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe ka përfunduar në spitalin e Gjirokastrës në gjendje të rëndë shëndetësore, duke u shtruar menjëherë në reanimacion me hemorragji të rëndë dhe me hemoglobinë 1.

Mjekët kanë menduar menjëherë se vajza mund të ishte prekur nga leucemia, më pas kanë diskutuar për një abort spontan. Vajza po i nënshtrohet ekzaminimeve teksa ndodhet ende në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull