Gjendet një grua e mbytur në lumin Vjosa.
Sipas policisë, trupi i gruas me iniciale R.SH., u gjet në rrjedhjen e lumit në hyrje të qytetit të Përmetit.
Viktima banuesë në këtë qytet, nuk ka pasur shënja dhune.
Megjithatë po heton rrethanat e ngjarjes.
Rreth orës 09:15, ka ardhur një telefonatë në sallën operative, se në hyrje të qytetit të Përmetit, në vendin e quajtur “Ish Parku”, në lumin Vjosa është gjetur e pajetë, në dukje pa shenja dhune, shtetasia R. Sh., 67 vjeçe, banuese në Përmet.Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.