E rëndë/ Gjendet një person i vdekur në aksin Lushnje-Rrogozhinë, dyshimet e para

1 Minuta Lexim

Lushnje – Një person është gjendur i vdekur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, në aksin Lushnje-Rrogozhinë.

Policia ka bërë të ditur se viktima u gjet në afërsi të fshatit Golem. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

Gjithashtu njoftohet se në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe grupi hetimor që po kryejnë veprimet proceduriale.

Dyshohet për një aksident ku mjeti është larguar pas përplasjes. Megjithatë po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull