Një ngjarje e rëndë deri në kufinjtë e të paimagjinueshmes është regjistruar pasditen e së mërkurës në Sassuolo të Italisë.
Sipas mediave italiane bëhet me dije se një 38-vjeçar me origjinë tuniziane, Nabil Dhahri ka vrarë gruan, dy fëmijët e mitur, vjehrrën dhe më pas veten.
Bëhet me dije se efektivët e policisë në vendngjarje janë përballur me një skene të tmerrshme: pesë kufoma. Mes tyre edhe dy fëmijë të vegjël, dy dhe pesë vjeç.
Një familje e tërë është zhdukur nga një krim makabër pa kuptuar një arsye që ndoshta nuk do të mësohet kurrë. Nabil Dhahri, autori i dyshuar i ngjarjes, pasi vrau ish-bashkëjetuesen, Elisa Mulas, dy fëmijët, i morri jetën dhe vjehrrës së tij.
Sipas informacioneve masakrës i ka shpëtuar vetëm një vajzë, disa vite më e madhe, e lindur nga një lidhje e mëparshme e viktimës, e cila ka qenë në shkollë.
Elisa, viktima e cila u vra nga bashkëshorti, ishte transferuar në shtëpinë e nënës së saj paranjë muaji me fëmijët pasi donte t’i jepte fund lidhjes me autorin. Sipas mediave italiane, ai nuk e kishte pranuar asnjëherë ndarjen.
Megjithatë pritet zbartdhja e plotë e ngjarjes për të dalë edhe në rezultate përfundimtër për një krim të tillë monstruoz.