Nga ana e policisë së Elbasanit, vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Brenda një dite vihen në pranga tre shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër. Pas fillimit të procedimit penal ndaj shtetasi GJ.Ç, i cili u kap në flagrancë nga sherbimet policore duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacion përkatës, veprimet kanë vijuar në bashkëpunim me Prokurorinë dhe si rezultat shtetasi GJ.Ç, u arrestua ne flagrance. Kjo, pasi ky shtetas ka dhënë deklarim të rremë gjatë marrjes në pyetje nga Specialistët e Hetimit të Krimit. Si dhe ka konsumuar veprat penale, “Fshehja e të ardhurave”, “Mashtrimi”, “Deklarim të rremë” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”.
Për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Y.B., banues në lagjen “5 Maji” Elbasan. Gjatë kontrollit të territorit, shërbimet policore kanë konstatuar se ky shtetas ishte duke kryer ndërtime pa leje në një magazinë .
Gjithashtu po nga këto shërbime policore është proçeduar penalisht shtetasi F.R, baues në lagjen “Vullnetari” Elbasan, pasi është konstatuar se po ndërtonte shtetsë banese pa lejen përkatëse.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugore është arrestuar në flagrancë shtetasi E.K, banues në Gramsh. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin e tij.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme./ Arberianews.net