Falenderim për Gjermaninë, Cërriku 24 orë ujë

1 Minuta Lexim

Nga Besim Dybeli

Përfaqësues të ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillimit ekonomik , të Gjermanisë, (BMZ) z. Oel dhe z. Ebken, zhvilluan një vizitë në ambientet e investuara nga Qeveria gjermane, përmes “GIZ”. Fillimisht, u panë ambientet e impiantit të vetëm në Shqipëri , për kompostimin e mbetjve të gjelbra dhe organike. Ky impant ka kapacitet për trajtimin e rreth 1000 ton mbetje organike në vit. Më pas u bë një vizitë tjetër në stacionin e pompimit pranë lumit Shkumbin,  tashmë i rehabilituar në sajë të mbështetjes së Qeverisë gjermane, përmes “GIZ”. Ky investim bën të mundur furnizimin e qytetit të Cërrikut 24 orë pa ndërprerje me ujë të pijshëm. Përmes këtij investimi është përmirësuar efiçenca e energjisë, kushtet e sigurimit teknik, duke garantuar cilësi më të mirë të ujit të pijshëm.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull