“Është provuar përmes fakteve që unë nuk kam pas lidhje direkte dhe as indirekte me këtë kompaninë në Gërdec , si ministri Mbrojtjes kam zbatuar vendimin e Këshillit të Ministrave dhe kam bërë urdhra bazuar në vendimet e Këshillit të ministrave , as nuk kam bërë trysni dhe nuk i kam kërkuar kujt të bëj një veprim kundër ligjit”. Me këto fraza e ka artikuluar përgjigjen e njerës prej pyetjeve lidhur me tragjedinë e Gërdecit ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, i qenë prezent në emisionin “Top Tolk” të moderatorit Denis Dyrnjaja. Dhe më tej:
Denis Dyrnjaja: Kur thoni ka një vendim të Këshillit të Ministrave nënkuptohet që ka një vendim të qeverisë për këtë gjë ?
Fatmir Mediu: Po
Denis Dyrnjaja: A mund të dimë kush e inicioi vendimin për hapjen e fabrikës së demontimit në Gërdec?
Fatmir Mediu: Të gjitha vendimet e qeverisë , iniciohen nga ministritë përkatëse . Ministria e Mbrojtjes ka pasur detyrimin në bazë të Natos dhe Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit , eleminimin dhe demontimin e municionit të tepërt, i cili përbente rrezik dhe një analizë e tillë është bërë dhe në 2010. Dhe detyra jonë ka qenë që të operonim dhe nuk ka qenë një kompani, por 5 të huaja q ë merreshin me këtë proces demontimi. Meqë ky ishte një rast specifik që kishte të bënte me blerje për demontim , atëherë ne jua dresuam qeverisë njëherë më kërkesë për të bërë një proces të drejtëpërdrejtë dhe pas debateve në qeveri u bë një akt normativ , i cili i zgjeronte masën e veprimit ministrisë së Mbrotjes për rastet e tjera, që të mos shkonim gjithnjë në qeveri për cështje të tilla.
Denis Dyrnjaja: Në dijeni tuaj a është përdorur ky proces demontimi për të bërë tregti fishëkësh ?
Fatmir Mediu: Nuk kam asnjë dijeni të tillë, dhe po ju them që çdo shitje fishekësh apo cdo lloj procesi, ka qenë një proces i ndërtuar në një konsultim me të gjithë strukturat civilë dhe ushtarake të ministrisë së Mbrojtjes dhe pa dyshim në kërkesat për shitje ka qenë e domosdoshme dhe në konsultim me partnerët tanë , me shërbimet e tyre, për shkak se ishte e detyrueshme që të kishte certifikatën e userit . Ne nuk e kemi databazën e nevojshme për këtë çështtje dhe gjithmonë kemi marrë pëlqimin e partnerëve tanë.