Flakët “pushtojnë” ishullin grek, evakuohen banorët

1 Minuta Lexim

Një zjarr masiv ka rënë në ishullin Tinos në Greqi mbrëmjen e kësaj të shtune, duke bërë që autoritetet të urdhërojnë evakuimin e banorëve të Agia Varvara dhe Lychnaftia.

 

Flakët po përhapen me shpejtësi, ndihmuar nga era e fortë që fryn në këtë zone, tha kryetari i bashkisë së Tinos, Giannis Siotos.

 

5 automjete zjarrfikëse kanë shkuar në zonë dhe po punojnë për neutralizmin e flakëve.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull