FIER – Fotoja që po shikoni tregon vendin ku Klodian Çalamani vrau dhe groposi dje në Fier fëmijën 8 vjeç të fqinjit të tij.
Monstra jetonte në kushte të vështira dhe fillimisht e ka joshur 8 vjeçarin, me një biçikletë.
Fëmija është parë nga banorët e lagjes duke bërë xhiro me biçikletën e 38-vjeçarit.
Kjo ka hedhur dyshime tek policia, e cila menjëherë ka nisur
hetimet.
Vetëm pak minuta më vonë është arritur të ndalohet 38-vjeçari Klodian Calameni, i cili e pranoi vrasjen.
Ai jeton i vetëm në shtëpinë e tij pasi babanë dhe vëllanë e ka në burg në Greqi, ndërsa e ëma jeton në Maqedoni.